Biznesmeni Ardian Nikulaj i cili u vra sot lëvizte me makinë të blinduar dhe u ruhej atentateve.
Nikulaj është ekzekutuar sot në lokalin e tij nga një person i maskuar. Dy pistat e hetimit për vrasjen e tij janë konfliktet në biznes dhe e shkuara e tij.
Viktima njihet si biznesmen i fuqishëm në zonën e Lezhës. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të Aluiznit në Lezhë, si edhe ka kandiduar gjithashtu për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nën logon e PSD.