Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave të Kosovës

KOSOVA


Bashkimi Evropian ka nënshkruar sot aktin ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën. Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten në një konferencë për media pas nënshkrimit të aktit ligjor për vizat, u shpreh se se më në fund qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza drejt Evropës.

“Më në fund para gjysmë ore nënshkruam aktin ligjor që u mundëson qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm drejt BE-së pa viza.


Më në fund udhëtimi drejt BE-së për pushime, vizita familjare, udhëtime biznesi do të jetë më e lehtë”, tha Reuten.

Parlamenti Evropian miratoi një ditë më parë vendimin për liberalizimin e vizave për Kkosovën. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e quajti këtë vendim si një hap të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë por edhe për vetë Evropën.




Skip to toolbar