Vrau 4 policë, burg përjetë për Fran Marashin/ Ngjarja në vitin ’97, një nga autorët e masakrës së Urës Vajgurore

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Fran Marashin, i akuzuar si një nga autorët e masakrës se Urës Vajgurore ku në vitin 1997 u vranë 4 punonjës policie.

Marashi është gjetur fajtor dhe u dënua për krijimin e një bande të armatosur dhe organizatë kriminale, vrasje të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe tentativë vrasje, si dhe për heqjen e paligjshme të lirisë.



Skip to toolbar