Ish presidenti Ilir Meta, do të jetë krah avokatit në sallën e gjyqit dhe jo në kafazin e qelqtë. Është ky vendimi i Apelit të GJKKO, I cili vendosi të pranojë këtë të hënë kërkesën e ish Presidentit.
Nisur nga kërkesa e tij, gjykata pasi ka marrë të gjitha masat për sigurinë në sallë, ka vendosur që ta pranojë kërkesën e Ilir Metës duke qëndruar pranë avokatit të tij në të njëjtën tavolinë.
Ilir Meta mbahet në qeli që prej 21 tetorit të vitit 2024 si person që dyshohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për pastrim parash, korrupsion pasiv në 3 episode dhe për mosdeklarim e fshehje pasurie, për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim./abcnews.al


