Vrasja në Korçë, pranga 18-vjeçarit

AKTUALITET


Policia e Korçës arrestoi një 18-vjeçar me inicialet D.H., i dyshuar për vrasjen e shtetasit Flamur Doçi, ngjarje e ndodhur një ditë më parë. Me anë të një komunikate për mediat, 18-vjeçari dyshohet se është autori i vrasjes së 48-vjeçarit Falmur Doçi, i cili të enjten në orët e para të mëngjesit u gjet i vdekur në fshatin Mborje.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale ‘Vrasja me dashje”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Policisë. I dyshuari ka qenë më parë i dënuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.


Ndërkohë, të enjten në 19 dhjetor, shtetasi Flamur Doçi u gjet pajetë në afërsi të një lokali që kishte në pronësi në fshatin Mborje. Ai kishte dalë për të shkuar në punë, por u gjet i vdekur, teksa në trup kishte një shenjë e cila dyshohet se  i ishte bërë me mjet prehës.

Gjithashtu, autorët kishin tentuar edhe ta digjin shtetasin Flamur Doçi. Ai jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar, ndërsa policia vijon hetimet në disa pista për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Autori dhe viktima ishin komshinj në fshatin Mborje. Ende nuk dihen arsyet dhe shkaqet që çuan në ekzekutimin e 48-vjeçarit.




Skip to toolbar