Vrau tregtarin, por ngjarja u fsheh si infarkt. Pranga sërish autorit

AKTUALITET


Ilir Haku, 46 vjeç, nga qyteti i Durrësit ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se në 7 shtator të 2017 qëlloi për vdekje me thikë Afrim Llanën në tregun  industrial të Durrësit.

Llana mbeti fillimisht i plagosur, por vdiq pas 5 ditësh nga plagët e marra. Autori u arrestua fillimisht, por u la i lirë, pasi dyshohej se vdekja kishte ardhur nga një infarkt. Më pas ekspertiza vërtetoi se viktima humbi jetën për shkak të plagëve të marra nga thika.


Gjykata e Durrësit e ka dënuar Hakun me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 6 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”.

Haku e kishte plagosur në këmbë Llanën në spital dhe gjendja e tij shëndetësore u vlerësua nga mjekët si jashtë rrezikut për jetën, por më pas, ai u përkeqësua dhe 5 ditë më vonë ndërroi jetë nga plaga e marrë.

Viktima, 44 vjeç, punonte si tregtar dhe kishte 3 fëmijë. Familja e tij shpesh herë ka kërkuar të vendoset drejtësi, duke kërcënuar dhe për hakmarrje, pasi autori i krimit ishte lënë i lirë nga gjykata, i cili bëri vetëm 4 muaj burg dhe më pas iu ndërrua masa dhe u la në “arrest shtëpie”.




Skip to toolbar