Vrau mikun e shtëpisë se nuk e mori për punët në arë, burg autorit

Më të fundit


Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 52-vjeçarin Tonin Ndoj, i cili të mërkurën vrau mikun e familjes, kryeplakun e fshatit Mërqi, Gjin Marku. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se autori, pasi kishte qenë shkues që mbesa e tij të bëhej nusja e djalit të viktimës, kishte krijuar lidhje të ngushta me krushkun. Ata takoheshin shpesh dhe Gjin Marku e kishte punësuar Ndojin për t’i ruajtur shtëpinë dhe kryerjen e punëve të ndryshme në tokën e tij, që ndodhej rreth 200 metra larg banesës së vrasësit Tonin Ndoj. Kohët e fundit mes tyre kishte pasur pakënaqësi që lidhej me refuzimin që viktima i kishte bërë mikut të shtëpisë së tij për të mos i dhënë punë të tjera.

Kjo shmangie ka ardhur pasi Gjin Marku nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë nga Tonin Ndoj dhe kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë pas korrjes së barit. Viktima i kishte thënë autorit që nuk do të kishin më punë së bashku dhe se punët e shtëpisë së tij do ia besonte disa punëtorëve të tjerë. Mëngjesin e së mërkurës, Gjin Marku ka marrë 3 punëtorë dhe ka shkuar për të mbledhur barin në parcelë. Sapo e ka parë duke kryer punët me punëtorë, Tonin Ndoj ka marrë një armë zjarri automatik dhe ka shkruar drejt mikut të tij.


Viktima e ka parë autorin duke ardhur me armë zjarri dhe ka tentuar të largohet, por nuk ka pasur kohë pasi ndaj tij është shkrehur breshëri automatiku. Ngjarja është parë nga punëtorët, të cilët janë larguar me shpejtësi nga parcela nga frika. Edhe autori u largua për t’u arrestuar pak orë më vonë. Në momentin e dhënies së sigurisë e pranishme ishte vetëm vajza e tij.  




Skip to toolbar