Gjendet i mbuluar me dhe punonjësi i Rrugës së Arbrit, dyshohet vrasje

Më të fundit


Punonjësi i një kompanie që po kryen punime në Rrugën e Arbrit, i cili ishte zhdukur që prej katër ditësh është gjetur i mbuluar me dhe pranë vendit të punës, ndërkohë që policia ka nisur hetimet, pasi dyshon për vrasje. 45-vjeçar Agim Meta ishte i denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij.

Sipas informacioneve që ishin mbledhur deri të premten, Meta mendohej se pasi kishte përfunduar punën, ishte ndalur në një dyqan, ku kishte blerë bombol gazi dhe ishte nisur për në shtëpi. Familjarët si gjithmonë kanë qenë në pritje të Agim Metës, por që fatkeqësisht 45-vjeçari nuk po vinte në shtëpi. Familja ka nisur kërkimet, e ndihmuar edhe nga firma ku ai punonte. Pas kërkimeve, ai është gjetur i mbuluar me dhe pranë vendit të punës.


Ngjarja është regjistruar në fshatin Shkallë, ku po punohet për hapjen e trasesë së Rrugës së Arbrit drejt Tunelit të Murrizës.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Meta mund të jetë shtypur aksidentalisht me një nga mjetet e firmës dhe më pas e kanë mbuluar me dhe për të zhdukur gjurmët.

Policia po merr në pyetje persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen, me qëllim zbardhjen e plotë të saj.




Skip to toolbar