Vrau shokun për 30 mijë euro, në burg “i forti” i Shkodrës

Më të fundit


Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Artan Koçekun, i cilësuar si një nga të fortët e Shkodrës, i cili ishte në kërkim për vrasje dhe grabitje, që prej disa vitesh, kur ai kishte përfituar një leje nga burgu për të kryer një vrasje dhe për të mos u kthyer më në qeli.

Në seancën për masën e sigurisë, prokuroria ka lexuar akuzat ndaj Koçekut, i cili dyshohet se ka kryer edhe krime të tjera gjatë arratisjes, ndërsa pala mbrojtëse nuk ka ngritur asnjë pretendim. Në përfundim, gjykata ka dhënë “burg pa afat” për të dyshuarin.


29-vjeçari Koçeku akuzohet për vrasjen e Artan Shkambit në dhjetor të vitit 2017, duke e qëlluar me disa plumba në kokë. 35-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij në afërsi të varrezave të Stom Golemit. Sipas Prokurorisë së Shkodrës, vrasja kishte ndodhur për një borxh 30 mijë euro, ndërsa viktima dhe autori ishin miq.




Skip to toolbar