Vrau të bijën, babai pranon krimin, nëna rrëfen masakrën

AKTUALITET


Petrit Lekaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e të bijës në Adelaide të Australisë, ka pranuar autorësinë për vrasjen e të bijës, Sabrina Lekaj, pak javë më herët. 49-vjeçari shqiptar doli përpara gjykatës përmes një lidhje video nga spitali psikiatrik ku mbahet i shtruar. E bija, Sabrina Lekaj, 20 vjeç, u gjet e vdekur në një makinë rreth 250 metra larg nga shtëpia e familjes në Kidman Park.

Policia po kërkonte për vajzën, kur i gjeti të dy. Petriti kishte plagë të rënda në bark. Mamaja e viktimës dhe bashkëshortja e Petritit, Romina, tha për mediat vendase se krimi kishte ardhur si një rrufe në qiell të hapur. Ajo tha se i shoqi nuk kishte treguar kurrë shenja dhunë përpara se të vriste të bijën. Romina tha gjithashtu se ishte akoma konfuze për arsyet e krimit pasi sipas saj, ditën e vrasjes, e bija kishte dalë me babanë për një shëtitje, por nuk u kthye kurrë.


 “Është shumë më e lehtë nëse e di se dikush ka qenë personi i keq dhe një tjetër është viktima, pasi e di se për kë duhet të qash. Por në të vërtetë kur nuk e di historinë, ndjen për të dy. Ndjej natyrisht që vajza ime është vajza ime dhe dhimbja nuk do të largohet kurrë. Është sikur duhet të mësoj te jetoj me këtë, por tani i kemi humbur të dy”, tha Romina Lekaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kidman Park, në Adelaide të Australisë, aty ku jetonte familja shqiptare. Një orë përpara se të gjendeshin në automjetin luksoz të 20-vjeçares, nëna e saj kishte ngritur alarmin te policia, e shqetësuar sepse nuk po i gjente. Sipas policisë, Petrit Lekaj dyshohet se pasi vrau të bijën, tentoi të vriste veten duke u vetëgoditur me thikë në bark. Babai i dy fëmijëve u njoh me akuzën nga spitali, ku qëndron nën kujdesin mjekësor dhe në ruajtje nga policia.

Natën e ngjarjes së rëndë, Sabrina kishte dalë të festonte përfundimin e një periudhe intensive provimesh. 20-vjeçarja ishte studente mjekësie. Ajo ishte pranuar në Universitetin e Australisë Jugore, pasi kishte dalë shkëlqyeshëm në provime. Sabrina ishte gjithashtu pianiste mjaft e talentuar. Miku i saj, Jana Fandi, e kujton atë si një pianiste e talentuar. Ajo po studionte imazhe mjekësore në Universitetin e Australisë Jugore. Sabrina Lekaj u gjet pranë babait të saj të plagosur rëndë në një rrugë me emrin Adelaide. Vajza njihej nga shoqet si një studente shumë e talentuar për imazheri mjekësore dhe tepër ambicioze, me nota maksimale. Veç kësaj, ishte dhe një pianiste shumë e zonja.




Skip to toolbar