Vuçiç i frikësohet armatosjes së Kosovës: Kjo është e paligjshme

KOSOVA


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ripërsëriti edhe njëherë akuza ndaj Perëndimit për furnizimin me armë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë gjë të paligjshme.

Lideri serb fajësoi dhe opozitën e vendit dhe mediat pro saj se janë në shërbim të këtyre fuqive perëndimore dhe paralajmëroi se po mendon të nisë një hetim për këtë çështje.


“Dua të hetoj se kush e shkeli Kartën e Kombeve të Bashkuara, dhe si guxuan ta bëjnë atë. Po mendoj si të mos e sjell vendin në pozitë të vështirë dhe njëkohësisht të ruhet e drejta ndërkombëtare”, tha presidenti.

Më herët, Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh.




Skip to toolbar