Zaloshnja: Çfarë fshihet pas kërkesës për shkarkimin e Trump

OPINION


Dje senatorët amerikanë debatuan për 13 orë rresht rreth rregullave që do të ndiqen për gjykimin e akuzave zyrtare që ka bërë dhoma e ulët e Kongresit ndaj Presidentit Trump (shpërdorim detyre dhe pengim i hetimeve të Kongresit). Të gjitha amendamentet e senatorëve demokratë u rrëzuan nga kolegët e tyre republikanë, të cilët janë në mazhorancë në raportin 53-47.

Në thelb të debatit të djeshëm ishin kërkesat e demokratëve për dokumente dhe dëshmi nga njerëzit më të rëndësishëm të administratës Trump, që dyshohet se janë përfshirë në një skemë të paligjshme shtrëngimi ndaj presidentit ukrainas, që ky i fundit të shpallte hetime ndaj konkurrentit të mundshëm të Trump në zgjedhjet e nëntorit, ish zv-presidentit Biden.


Demokratët ishin të vetëdijshëm se nuk i kanë votat në Senat, për të shkarkuar presidentin Trump (duhen 2/3 e votave). Sidoqoftë ata shpresonin që të sillnin dokumente e dëshmitarë të rëndësishëm, që mund t’ia bënin të qartë publikut amerikan skemën që mund të ketë përdorur Trump për të shtrënguar në mënyrë të paligjshme Presidentin e Ukrainës.

Po përse demokratët janë kaq të interesuar të ulen pikët e Trump, kur ky i fundit, si asnjë president më parë, nuk e ka arritur asnjëherë kuotën 50% në sondazhet e shumta që zhvillohen në SHBA?

Përgjigjja është te sistemi zgjedhor amerikan, ku dikush mund të humbasë votën popullore, por fiton Shtëpinë e Bardhë (Trump mori 3 milionë vota më pak se Clinton në zgjedhjet e fundit). Praktikisht, fituesi i zgjedhjeve të nëntorit do të përcaktohet në 6 shtete (në 44 shtetet e tjerë fituesi njihet paraprakisht). Dhe sondazhi më i fundit i CNN-it tregon se gara në 6 shtetet kyçe do të jetë shumë e fortë, kushdo qoftë kandidati demokrat. Për më tepër, në këto 6 shtete, kuota pozitve e opinionit për Trump e kalon pikën kritike 50%.

Pikërisht votuesit e 6 shteteve kyçe do të jetë audienca kryesore që do të kenë në mendje senatorët kur të debatojnë dhe votojnë për shkarkimin e pamundur të Trump. Si ata demokratë, edhe ata republikanë…




Skip to toolbar