Artan Hoxha publikon videon: Kreu i Bashkisë Bulqizë, kokainë në lokal

AKTUALITET


Gazetari Artan Hoxha ka publikuar videon, në të cilën pretendon se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është kapur duke pirë kokainë në një ambient publik. Gazetari tha se pamjet janë kapur nga kamera sigurie dhe momenti është fiksuar pak kohë pas betimit të tij si kryebashkiak.

“Kemi të bëjmë me një rast që është shumë i rëndë. Kjo konfirmon akuzat e PD që kërkoi të fusë me ligj testin për narkotikët për funksionarët e lartë. Është një rast që përbën problem. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve. Për mirëadminstrimin e zonës. Problematika tjetër është se si është e mundur që këta persona i shpëtojnë filtrit të përzgjedhjes nga ata që i kandidojnë. Këtu është një ambient publik dhe bëhet fjalë për një moment diskreditues”, tha Artan Hoxha.


Gazetarie bëri të ditur lajmin mbrëmjen e djeshme, ndërsa Alla mohoi të ketë bërë një gjë të tillë, duke argumentuar se video ishte e montuar. Madje, Alla kishte deklaruar se ai nuk kishte parë ndonjëherë drogë me sytë e tij.

Ajo që vihet re në videon e publikuar, personi që pretendohet se është Alla është i veshur me këmishë dhe bluzë, që do të thotë se temperaturat nuk kanë qenë të larta dhe ai ndodhet në banakun e një lokali. Personi është filmuar në profil dhe cilësia e kamerës së sigurisë nuk është aq e lartë për të bërë identifikimin e plotë të tij.




Skip to toolbar