Zarf me plumb, kërcënohet sërish Matteo Salvini: Nuk më frikësojnë

AKTUALITET


Një zarf me plumb ka mbërritur në adresën e ministrit italian të Brendshëm, Matteo Salvini, i njohur për politikën e tij anti emigrantëve.

Zarfi i dyshimtë ishte anonim dhe mbante brenda një plumb të kalibrit 22 mm. Ai u sekuestrua në shërbimin postal të komunës Sesto Fiorentino në provincën e Firences.

Menjëherë ka reaguar vetë ministri. Salvini shkruan se deri tani ka marrë mbi 100 kërcënime me vdekje.

“Është e qartë se fjalët e urrejtjes shprehur nga një tip i majtë, bindin disa mendje të sëmura, por që natyrisht nuk më trembin. Përkundrazi më japin më forcë për të luftuar kriminelë të çdo tipi,”-ka deklaruar ai.

Ministri italian është kërcënuar edhe më parë në të njejtën mënyrë duke marrë një zarf me plumb. Së fundi Salvini po përballet me akuzat nga opozita se partia e tij ka përfituar financime ruse përpara zgjedhjeve europiane në maj, akuza këto që janë hedhur poshtë nga ministri italian i brendshëm.



Skip to toolbar