U godit nga tubi i çadrës, roja bregdetare 30 minuta në gjendje kome

AKTUALITET


Një roje bregdetare në plazhin e Vlorës është goditur në kokë nga një tub çadre. Ai ka qenë duke rregulluar dëmet e shkaktuara nga stuhia e së mërkurës në qytetin bregdetar, kur është goditur nga tubi i dëmtuar nga erërat e forta.

I riu ka qëndruar për më shumë se 30 minuta në gjendje kome nga dëmtimet në kokë. Më pas, në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca dhe mjekët i kanë ofruar ndihmën e parë. I lënduari është dërguar në spitalin e Vlorës për ekzaminime të mëtejshme.


Moti i keq ka shkaktuar dëme në të gjithë vendin. Veç dëmeve materiale si në infrastrukturë, ashtu edhe në prodhime bujqësore, Shqipëria është përfshirë nga stuhitë e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm duke shkaktuar të paktën 4 aksidente dhe një bilanc me 13 të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar drejt Tiranës.




Skip to toolbar