Zbulohet telegrami i vitit 1966, si u uruan Krishtlindjet e fundit në Shqipëri para se të shpalleshim vend ateist 

AKTUALITET


Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli sot në vëmendje 23 dhjetorin e vitit 1966, datë u përcoll urimi i fundit i Krishtlindjes në Shqipërinë diktatoriale.

Përmes një telegrami, kryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale, kryepeshkopi Damian i komunikonte urimin e rastit kryetarit të Kishës Katolike të Shqipërisë, Imzot Ernest Çobës, duke bashkuar lutjet “për një paqe në mbarë botën dhe begatinë e atdheut tonë të shtrenjtë”. Koha tregoi se ky urim nuk ishte aspak profetik, pasi motin e mëpasshëm nisi periudha ateiste në Shqipëri.


“Shteti nuk njeh asnjë fe dhe mbështet dhe zhvillon propagandë ateiste për të përfshirë njerëzit në botëkuptimin shkencor materialist.”– deklarohej në nenin 37 të Kushtetutës së Republikës Popullore. Megjithatë, figura e klerit ishte vënë nën shenjestër kohë më parë, që prej instalimit të regjimit totalitar




Skip to toolbar