Zelensky: Ukraina ka nevojë për më shumë kohë para kundërofensivës

BOTA


Ukraina po “përgatit hapa shumë të rëndësishëm kundërsulmues”. Kështu u shpreh presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, por shtoi se vendit i duhet më shumë kohë.

“Ne vërtet na duhet më shumë kohë. Jo shumë”, u tha Zelensky gazetarëve përpara se të niste kundërsulmin e shumëpritur pasi u takua me kryeministrin britanik Rishi Sunak në pronën Checkers në Anglinë juglindore.


Ai nuk pranoi të ndajë datat. Lufta e Rusisë në Ukrainë është në “një moment kyç”, tha Sunak.

“Rusia ka kryer një sulm të paprovokuar dhe të paligjshëm ndaj popullit ukrainas. Ajo po kryen krime të tmerrshme lufte. Britania e Madhe do të mbetet e palëkundur në mbështetjen e Ukrainës dhe popullit të saj për t’u mbrojtur kundër këtyre agresioneve,” shtoi ai.

Më herët të hënën,  qeveria britanike njoftoi  një paketë të re të mbështetjes ushtarake për Ukrainën, e cila do të përfshijë “qindra raketa të mbrojtjes ajrore” dhe “qindra dronë të rinj sulmues me rreze të gjatë”, sipas një deklarate.




Skip to toolbar