Zgjedhjet e brendshme, Balla: PS në proces hapje

POLITIKË


Kryetari i grupit parlamentar të PS, njëherësh edhe koordinator i Shqipërisë së Mesme, Taulant Balla ka folur për zgjedhjet e brendshme të Partisë Socialiste që këtë vit do të shoqërohen me ndryshime. Zgjedhjet e brendshme të PS do të jenë drejt një procesi hapjes të partisë në të gjitha nivelet e organizmit tha Balla, ndërsa shtoi rëndësinë e një debati konstruktiv brenda partisë.

Balla ftoi të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjes politike të marr pjesë në këtë debat dhe bashkëbisedim për përmirësimin edhe më të madh të PS-së.


Zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste po zhvillohen në formën e një debati konstruktiv në çdo organizatë. Debat me simpatizantët dhe me çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në bashkëbisedim, pavarësisht bindjeve të veta dhe përkatësisë së vet, debat në çdo lagje, në çdo fshat në çdo njësi administrative dhe bashki.

Zgjedhjet tona të brendshme nuk po i ngjajnë zgjedhjeve të viteve të shkuara, por një procesi hapje shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë.” është shprehur Taulant Balla




Skip to toolbar