“Arena Kombëtare” del në “dritë”, bëhet prova e parë (foto)

AKTUALITET


Mbrëmjen e të premtes është bërë prova e parë e ndriçimit të stadiumit të ri kombëtar që po ndërtohet në vend të ish-stadiumit “Qemal Stafa”. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Arben Dervishaj, ka publikuar foto nga impianti i ri i futbollit ku shihet sistemi i ndriçimit. Impianti i ndriçimit është vendosur përreth strehës së tribunave dhe në brendësi të tyre.

Ai duhet të plotësojë standardet e liçensimit të UEFA-s, me qëllim për të garantuar ndriçim të bollshëm për të transmetuar ndeshjet në cilësi maksimale, por edhe për të ofruar pamje sa më të mirë të tifozëve. Ndërkohë, fusha e blertë ka përfunduar së shtruari, ndërsa për një muaj ajo pritet të jetë gati për të zhvilluar një ndeshje testuese futbolli.


Megjithatë, inaugurimi zyrtar i stadiumit do të bëhet në muajin nëntor, ndërsa ndeshja e fundit eliminatore ajo mes Shqipërisë dhe Francës, është parashikuar të jetë ndeshja e parë zyrtare që do të luhet në stadium. Impianti i ri i futbollit në vend ka rreth 21750 ndenjëse, pa përfshirë vendet për gazetarët, ndërkohë që pritet të jetë një nga stadiumet më të mirë në Ballkan.




Skip to toolbar