Zgjedhjet e pjesshme vendore, ja me kë garon PS në Durrës e Shkodër

Më të fundit


Ndërsa 6 marsi u zyrtarizua si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë të kandidatëve që do të synojnë të marrin drejtimin e bashkive pa kryetar. Kështu në dy prej tyre, përkatësisht në Durrës e Shkodër, PS do të garojë me dy kandidate zonja.

Mësohet se socialistët do të kandidojnë në Durrës me  Emirjana Sakon, emri i së cilës pritet të zyrtarizohet ne mbledhjen e Kryesisë së PS për këtë qark. Emirjana Sako ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar për kryetare bashkie në Bashkinë e Durrësit.


Aktualisht, Emirjana Sako është aktualisht kryetare e komanduar e Bashkisë së Durrësit, ndërsa për disa mandate ajo ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Shërbimeve Publike në këtë bashki. Sako ka menaxhuar edhe periudhën pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës. Kujtojmë se Bashkia e Durrësit është pa kryetar që prej fundit të nëntorit 2019, pasi kryebashkiakja e asaj kohe, Valbona Sako, dha dorëheqjen, vetëm disa muaj pasi kishte marrë postin

Ndërkohë në Shkodër do të jetë prefektja Majlinda Angoni ajo e cila do të synojë të marrë drejtimin e Bashkisë më 6 mars.

Aktualisht Angoni është në krye të prefekturës së Shkodrës prej shtatorit 2020. Rama ka zgjedhur pikërisht Angonin për garën në një bashki si Shkodra, ku kanë drejtuar gjithmonë demokratët.




Skip to toolbar