Zgjedhjet/ Nazarko: Fushata do jetë e tensionuar. Ja disa nga arsyet

AKTUALITET


Ndërsa nesër nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit, analisti Mentor Nazarko, parashikon një fushatë të karakterizuar nga tensioni.

Në një lidhje për Tirana Live, në ABC News, Nazarko renditi disa prej arsyeve që sipas tij do të krijojnë tension gjatë kësaj fushate.


“Në lidhje me fushatën, mendoj se për disa apsekte do jetë jetë një fushatë e karakterizuar nga tensioni. Kjo lidhet me atë se një pjesë e opozitës, apo edhe vetë opozita në përgjithësi vjen në këto zgjedhje pas një periudhe bojkoti.

Ajo nuk është e përfaqësuar në institucionet e pushtetit lokal, kjo I krijon më shumë frustrim dhe krijon një ndjenjë pabarazie, apo mungesë ekuilibri në zhvillimin e fushatës. Së dyti ajo cka do përcaktojë tensionimin e fushatës mund të jetë gara e brendshme, e opozitës, sepse ndonëse është legjitime përpjekja e PD të ketë përfaqësim në shumë bashki, kjo përpjekje i krijon mundësi për humbje përfaqësuesit të aleancës Meta Berisha.

Një burim i pritshëm tensioni është fakti që do duhet kuptuar se një parti politike si PS, me shumë vite në pushtet ka cimentuar në nivele të ndryshme të këtij pushteti, një marrëdhënie me të mira material, buxhete dhe në emër të ruajtjes së këtyre privilegjeve që vijnë nga ky pushtet, njerëzit e PS, grupet e interesit që kanë përfituar do mundohen të ruajën pozita kontrolli dhe për pasojë të ndikojnë në procesin zgjedhor sa të jetë e mundur.” -u shpreh Nazarko.




Skip to toolbar