Zgjedhjet në Kosovë, Zaimi i VV në Real Story: U mbështetën të pakapurit

KOSOVA


Anëtari i Kryesisë të Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, i ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në “News 24” deklaroi se qytetarët e Kosovës folën qartë duke përfunduar atë që nisën në vitin 2017 dhe mbështetën ata që nuk janë të kapur nga shteti

“Rezultatet ishin konfirmim i rezultatit të zgjedhjeve në vitin 2017, pak më mirë jemi sivjet. Në atë kohë për shkak të konjekturave, VV nuk ishte në qeveri. Qytetarët votuan sidomos figura të reja në LDK, si Vjosa Osmani. Janë mbështetur figura jo të korrupsionit”, u shpreh Zaimi.


Ai deklaroi se shqiptarët e Kosovës ndëshkuan figura politike të korruptuara dhe që kanë kapur shtetin e mbështetën ndryshimin, duke votuar Vetëvendosjen.

“U ndëshkuan figura të njohura që kanë kapur shtetin. Është treguar shenjë për të ecur përpara, për të pasur një rritje të cilësisë së jetës, për dinjitet të Kosovës në skenën ndërkombëtare, heqjen e barrierave tregtare, por edhe për bashkëpunim me Shqipërinë. Ka probleme edhe mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka barriera. Duhen hequr këto barriera”, tha ai, duke shtuar se janë 50 marrëveshje të nënshkruara me Shqipërinë, të cilat nuk zbatohen prej kohësh dhe kanë mbetur vetëm në letër. Ai mendon se me një plan të qeverisjes së mirë, kjo klimë me Shqipërinë do të përmirësohet shumë shpejt.




Skip to toolbar