Zgjedhorja, Gjiknuri: Presim propozimet specifike të PD

POLITIKË


Në përfundim të takimit për reformën zgjedhore, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se mbledhja ishte për të dakodësuar axhendën e punës dhe afatet. Teksa e quajti 15 marsin si një afat ambicioz, Gjiknuri vuri theksin se nëse palët kanë vullnet mund të ia dalin që të dorëzojnë draftin final dhe për ta çuar më pas për opinion në Komisionin e Venecias.

“U diskutuan kuotat gjinore, parandalimi i krimeve zgjedhore, pra të gjitha çështjet dhe disa shqetësime të ngritura nga opozita, por që ne ia kemi bërë të qartë opozitës që për çështje specifike le të vijnë me propozimet e tyre dhe ne do t’i shqyrtojmë. Këtu kemi një dakordësi. Në 15 mars kjo punë të fillojë, është bërë një punë e mirë me draftet teknike. Sot ishte për të dakordësuar axhendën e punës dhe afatet. Opozita mori përsipër që për një pjesë të temave të sjellë propozimet e saj. 15 marsi është afat ambicioz që nëse ka vullnet mund t’ia dalim”, tha Gjiknuri.





Skip to toolbar