Zgjidhet zv.drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani

AKTUALITET


Prokurori Altin Dumani është zgjedhur zv.drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Lajmi bëhet me dije nga prokuroria e Posaçme e cila thekson se caktimi i Altin Dumanit në funksionin e Zv. Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme ka një afat dy vjeçar.


Me datë 10 Qershor 2022 zhvillua mbledhja e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, me rend dite: “Caktimi i Zv. Drejtuesit të Prokurorisë Posaçme”.

Drejtuesi Prokurorisë Posaçme fillimisht mori mendimin e prokurorëve të cilët në mënyrë unanime propozuan që si zv. drejtues të rizgjidhej prokurori Altin Dumani. 

Në vijim drejtuesi i Prokurorisë Posaçme vendosi :”Caktimin e zotit Altin Dumani në funksionin e av. drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme për një afat dy vjeçar”.




Skip to toolbar