Sebjana Myzeqari dhe vajza e saj 2-vjeçare Enissa, rezultojnë të zhdukura që prej datës 2 prill në Britaninë e Madhe.
BBC shkruan se dy shqiptaret janë parë për herë të fundit në Doncaster më 2 prill dhe më pas kanë humbur pa lënë gjurmë.
Sebjana nuk ka përdorur as telefonin dhe as kartat bankare, madje nuk rezulton që të jetë larguar nga Mbretëria e Bashkuar. Burime pranë policisë janë shprehur “të shqetësuar” për sigurinë e nënës dhe vajzës.
BBC shkruan se policia britanike ka kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare, por deri tani nuk rezulton të ketë gjurmë të tyre në Shqipëri. Prej tre vitesh zonja Myzeqari jetonte në Doncaster dhe vogëlushja ishte e regjistruar në çerdhe. Sipas policisë zonja Myzeqari jetonte një jetë të izoluar dhe kishte pak miq në qytet.