“Zhukri ka 95 milionë lekë të padeklaruara”, Gjokondi: KPK ta kallëzojë në SPAK, nuk mjafton shkarkimi

Më të fundit


Komisioni i pavarur i kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Shkalles së Parë në Tiranë Agron Zhukri.

Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në “Tirana Live” në ABC News, foli për shkarkimin e tij, ku tha se Zhukri ka 95 milionë lekë të padeklaruara, të pa justifikuara.


Ndër të tjera Gjikondi tha se ky rast nuk duhet lënë vetëm me shkarkim nga detyra, por duhet bërë kallëzim në SPAK nga KPK.

E gjykoj jo të drejtë vendimin e marrë sot. Nuk më duket e drejtë nga një vend i Shqipëria që ka vuajtur nga drejtësia e zhdrejtë.

Çështja e Zhukrit, ka 95 milionë lekë të rinj të pavërtetuara se si i ka bërë. Është përpjekur të fusë bashkëshorten dhe elementë të tjerë, e sërish nuk ka arritur ti vërtetojë dot. Gjë që unë jam e bindur se kjo është minimalja. Çka më dëshpëron është që ky vetting ka ngelur në sipërfaqe. Në këtë rast duhet që KPK të bëjë denoncim dhe kallëzim në SPAK. Nuk duhet lënë vetëm me shkarkim nga detyra. Paratë kanë ardhur nga vendime të padrejta. Këto vendime nuk zhbëhen dot, por minimalisht merren masa për të ndëshkuar këtë lloj gjyqtari. Të mos harrojmë si ky gjyqtar ka qindra, kanë kaluar sitën dhe shumë pak në SPAK.”, tha Gjikondi.




Skip to toolbar