Zinedine Zidane largohet nga Real Madrid

LA LIGA


Qarkullonte prej kohësh por tashmë ka marrë trajtë zyrtare: Zinedine Zidane nuk është më trajneri i Real Madrid. Ka qenë vetë klubi spanjoll që ka bërë publik një vendim të tillë, sigurisht me një mesazh dashurie ndaj një personazhi që ka bërë historinë në këtë klub si lojtarë dhe më pas si trajneri:

“Real Madrid njofton se Zinedine ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin si trajner i klubit tonë. Tani është koha për të respektuar vendimin e tij dhe për të treguar vlerësimin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në gjithë këto vite, si dhe për atë që ai përfaqëson si figurë për klubin e Real Madrid.


Zidane është një nga mitet më të mëdha të Real Madrid dhe legjendat e tij shkon përtej asaj që ai ka qenë trajner dhe lojtar i klubit tonë. Ai e di që është në zemër të Real Madrid dhe se ky klub është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, shkruhet në komunikatën e klubit spanjoll.




Skip to toolbar