Një shtëpi është përfshirë nga flakët në Këlcyrë ku si pasojë është djegur dhe ka ndërruar jetë i moshuari me inicialet S.D. 82 vjeç i cili jetonte vetëm.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Fshatin e Ri, në njësinë administrative Sukë. I moshuari është gjetur i pajetë nga të afërmit që shkuan me shpejtësi, pasi panë flakët që kishin përfshirë shtëpinë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.