Zjarret, Soreca: Shqipëria do të përfitojë 5.5 mln euro për kapacitetet operacionale

Më të fundit


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, falënderon të gjithë ata që u angazhuan gjatë muajit gusht për shuarjen e zjarreve në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryediplomati i BE jep lajmin se Shqipëria do të përfitojë tani nga një projekt i ri prej 5.5 milionë eurosh për të përmirësuar kapacitetin operacional të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Tani që shumica e #zjarreve që rrezikuan jetët dhe #mjedisin në Shqipëri 🇦🇱 janë shuar, është koha të falënderojmë Forcat e Armatosura shqiptare, zjarrfikësit dhe autoritetet vendore që luftuan heroikisht duke rrezikuar jetën e tyre. Faleminderit! Krenar për mbështetjen e sjellë nga helikopterët 🚁 holandezë 🇳🇱 dhe çekë 🇨🇿 dhe ekipet e specializuara të sjella nën mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së dhe Ndihmës Humanitare #EUCivPro. Duke parë përpara, është koha të shtohet parandalimi dhe gatishmëria ndaj fatkeqësive. #Shqipëria 🇦🇱 mund të përfitojë tani nga një projekt i ri prej 5.5 Milion eurosh për të përmirësuar kapacitetin operacional të Ministrisë së Mbrojtjes. #BE 🇪🇺 do të jetë gjithmonë pranë Shqipërisë 🇦🇱në kohë të vështira”, shkruan ambasadori Soreca.



Skip to toolbar