Zjarri në ndërtesën e institutit kërkimor në Moskë, raportohet për 7 të vdekur

BOTA


Shtatë persona u vranë sot, duke përfshirë dy burra që ranë nga katet e fundit të një ndërtese tetëkatëshe të djegur që dikur ishte një institut kërkimor jashtë Moskës, raportuan mediat ruse.

Më herët, agjencia e lajmeve TASS raportoi se nuk kishte asnjë kontakt me gjashtë persona të bllokuar brenda ndërtesës. Nga ndërtesa dilte tym i zi dhe disa u bllokuan në katet e sipërme. Disa dukej se po thyenin xhamat e dritareve.


Një burrë u hodh nga kati më i lartë, ndërsa një tjetër me djegie të rënda ra në boshllëk dhe mbeti i vrarë, sipas pamjeve të shfaqura.

Shërbimet e urgjencës raportuan më herët se rreth 9 persona kanë mbetur të bllokuar brenda ndërtesës së djegur. Të paktën një person u shpëtua nga zjarrfikësit./abcnews.al




Skip to toolbar