Zv/Ministri i Shëndetësisë: Situata është dramatike, Sistemi ynë shëndetësor mund të përballojë gjendjen

AKTUALITET


Zëvendës ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se situata nga koronavirusi është dramatike.

Nikolla theksoi se pavarësisht se situata është dramatike, Shqipëria ka marrë masa dhe ndaj ka vdekjet më të pakta në Europë.


“Të dhënat vijnë nga ISHP. Janë të dhëna që i nënshtrohen një përpunimi statistikor, zakonisht njëherë në dy javë. Situata është vërtetë dramatike. Sistemi ynë shëndetësor mund ta përballojë situatën. Ne jemi në nivelet më të ulëta në Europë sa i përket infektimit dhe vdekjeve.

Anglia prsh ka vdekshmëri mbi 1000 në ditë zakonisht, edhe në përqindje vdekjet nga Covid-19 atje janë të shumta, si dhe infeksionet. Ka tre muaj që kemi përgatitur edhe gjashtë spitale rajonale. Janë përgatitur për të gjitha fazat. Të infektuarit mund të kurohen në spitale rajonale”, tha Nikolla.

Albert Nikolla nënvizoi se qeveria ka staf të mjaftueshëm për të përballuar situatën.

“Kemi aktualisht 65 shtretër bosh në katër spitale Covid. Në gjashtë spitale rajonale kanë edhe mbi 1000 shtretër, për të pritur të sëmurë Covid në gjendje agresive. Kemi staf për të përballuar këtë gjendje. Kemi edhe staf tjetër rezervë, që mund të hyjë në lojë në çdo moment. Nëse situata shkon krejt dramatike, ne kemi marrë çdo masë, pra”, deklaroi Nikolli.




Skip to toolbar