Covid-19 nuk luan ndonjë rol domethënës në uljen e shpresës së jetëgjatësisë

BOTA


Frika nga Covid-19 shfaqet në raport të kundërt me vdekshmërinë prej tij

Mbështetur në shifra, demografi Herve Le Bras ekzaminon pasojat e epidemisë mbi statistikat e vdekshmërisë dhe të shpresës së jetëgjatësisë. Kalkulimet e tij nuancojnë peshën e pasojave të epidemisë.


Më 2020, numri i vdekjeve në Francë u rrit me 7.3%. Personat më të moshuar u prekën në mënyrë të veçantë nga epidemia e Covid-19. Sipas INSEE (Instituti Kombëtar Francez i Statistikave dhe Studimeve), përgjatë valës së dytë, vdekshmëria u rrit me 19% mes shtatotir 2020 dhe janarit 2021, për personat mbi 75 vjeç. 

Sipas Shëndetit Publik Francez, që nga mesi i marsit 2020 deri në mesin e janarit 2021, 59% e personave që kishin humbur jetën për shkak të Covid-19 ishin mbi 80 vjeç, ndërkohë që kjo grupmoshë përfaqëson vetëm 6% të totalit të popullsisë. Këto të dhëna kanë pasur peshën e tyre në vendimet e marra nga qeveria franceze për të luftuar pandeminë. 

Këto shifra marrin vlerë vetëm kur i krahasojmë me të dhëna të tjera. Marrim për shembull shifrën 59% dhe e krahasojmë me atë të vdekshmërisë së zakonshme. Kjo është e mundur falë klasifikimit të vdekjeve sipas grupmoshave, publikuar nga INSEE. Më 2018, viti i fundit i disponueshëm, 61% e vdekjeve vinte nga grupmosha mbi 80 vjeç, me një diferencë vetëm 2% me personat e vdekur nga Covid-19 që cituam më lart. Pra Covid-19 nuk i diskriminon të moshuarit më shumë se shkaqet e tjera të vdekjes në mungesë të tij. 

Shkaqe kulturore

Mund të mendojmë se ky konstatim që shkon kundra intuitës, është arësyeja e masave të marra nga qeveria pë të mbrojtur të moshuarit. Për ta verifikuar, do të duhet të krahasonim situatën reale në Francë me një grup ku nuk është marrë asnjë masë. Mirëpo kjo është e pamundur, pasi asnjë pjesë e territorit francez nuk ishte e përjashtuar nga këto masa. 

E vetmja mënyrë e disponueshme konsiston në studimin e vendeve fqinje. Dy grupe vendesh na shfaqen: Në Gjermani, në Zvicër, në Austri, në Suedi, në Danimarkë dhe në Hollandë, vdekshmëria e të moshuarve mbi 80 vjeç për shkak të Covid-19 është 10 pikë më e lartë sesa vdekshmëria e së njëjtës grupmoshë jashtë situatës pandemike. 

Përndryshe, në Itali, në Spanjë dhe në Mbretërinë e Bashkuar të dyja shifrat janë të përafërta, ashtu si edhe në Francë. Politikat e luftës ndaj epidemisë për çdonjërin nga grupet janë aq të ndryshme, saqë nuk mund të dallojmë se cilat ishin më të favorshme se të tjerat për personat e moshuar. 

Lista e vendeve të të dy grupeve sugjeron më së shumti shkaqe kulturore. Vende ku personat e moshuar kanë kenë më të prekur se zakonisht kanë të përbashkët raportet familjare më të shpeshta ndërmjet gjeneratave. Gjermania, Zvicra, Austria, Suedia, Danimarka dhe Hollanda, janë të karakterizuara nga ‘’rrënjët familjare’’ ku më parë tre breza bashkëjetonin. Në vendet ku vdekshmëria e personave të moshuar e ka tejkaluar shifrën e zakonshme, raportet familjare përqendrohen tradicionalisht në gjirin e bërthamës së familjes, e limituar në një apo dy breza. Pra përhapja e epidemisë varet nga kontaktet mes njerëzve, veçanërisht mes brezave të ndryshëm. 

‘’Vetëm’’ gjashtë muaj e gjysmë më pak

Edhe nëse mbivdekshmëria e personave të moshuar nuk është karakteristikë e epidemisë në Francë, rritja e shifrave të vdekshmërisë shkaktuar nga Covid-19 mbetet shqetësuese. 

Për krahasim, përgjatë dy nga tre epidemitë e kolerës në shekullin e XIX, vdekshmëria vjetore u rrit me 16%. Shifra prej 7.3% e konstatuar më 2020 është akoma më e ulët, por në rast se epidemia vazhdon, këto dy shifra do të mund të afroheshin.

Shpesh arsyetojmë se shpresa e jetëgjatësisë do të ulet në proporcion analog me rritjen e vdekshmërisë. Nuk është rasti. Më 2020 vdekjet suplementare prej 7.3% kanë ulur shpresën e jetëgjatësisë me vetëm 0.55 të vitit, apo gjashtë muaj e gjysmë. Do të jetë ulja më e rëndësishme që pas Luftës së Dytë Botërore, por mbetet një ulje modeste kur e krahasojme me 20 vjet rritje të shpresës së jetëgjatësisë që prej 1946.

Si 7.3% të vdekjeve suplementare shkaktojnë vetëm 0.7% të uljes së shpresës së jetëgjatësisë (0.55 në 82.5 vite) ? Kjo lidhet me nivelin e lartë të risqeve vjetore të vdekjeve të personave të moshuar, të cilëve iu mbeten pak vite për të jetuar. 

Në moshën 15 vjeçare, risku vjetor i vdekshmërisë është 1 për 10.000. Në moshën 88 vjex është një në dhjetë, thënë ndryshe një mijë herë më i lartë. Duke filluar nga mosha 50 vjeç, rritja e riskut vjetor të vdekjes është e shpejtë dhe e rregullt, në ritmin e rritjes prej 12% të një moshe nga tjetra. Shifra prej 7.3% e rritjes së vdekjeve më 2020 nuk përbën më shumë se 60% (12% pjestim për 7.3%) të rritjes së riskut të vdekjes nga një moshë në tjetrën. 

Sa m i ulët është risku, aq më shumë frikë shkakton

Thënë ndryshe, pasoja e epidemisë së Covid-19 duhet të ketë zhvendosur në 0.6 muaj drejt moshës më të re riskun e vdekjes, pra humbjen e 0.6 viti të shpresës së jetëgjatësisë. Për shembull, risku i vdekjes tek një person 75 vjeçar është bërë njësoj si ai i një personi 75.6 vjeç kur Covid-19 nuk ekzistonte. 

Pak gjasa ka që ky ndryshim të jetë i perceptueshëm, duke marrë të mirëqena shkaqet e tjera variabël të vdekshmërisë, qoftë gjendja fizike, ambienti, klasa sociale dhe, nuk duhet të harrojmë seksin (sipas INSEE shpresa e jetëgjatësisë për gratë është më e lartë se e burrave me 5.9%).

Deri këtu kemi arësyetuar pa llogaritur në observimin e INSEE në katër muajt e fundit, sipas të cilit rritja e vdekshmërisë prej  mesatarisht 16% ka shkuar në 19% për moshat mbi 75 vjeç (ajo ishte 13% për moshat mes 65 dhe 74 vjeç dhe më e lehtë për moshat më të reja). 

Parë në detaj, kjo nënkupton se risku i vdekjes pothuaj nuk ka ndryshuar për moshat deri në 65 vjeç. Për moshat nga 65 deri 74 vjeç duhet llogaritur një ulje e shpresës së jetëgjatësisë prej 0.5 viti, ndërsa për moshat mbi 75 vjeç një ulje prej 0.7 viti. Risku i vdekjes për një person 82 vjeç vitin e shkuar ishte i njëjti me atë të një personi 82.7 vjeç në mungesë të epidemisë, çka nuk modifikon shifrat e dhëna më sipër. 

Këto llogaritje nuancojnë pasojat e epidemisë. Ato dalin në një përfundim paradoksal: frika e shkaktuar nga virusi duket në raport të kundërt me vdekshmërinë e tij. Por e dimë se sa më shumë që risku të jetë i ulët, aq më shumë ai mund të shkaktojë frikë, sepse duket e padrejtë për personin e goditur, ndërkohë që pothuaj të gjithë të tjerët dalin të padëmtuar. Kjo është njëra nga arësyet e modës së principit të masave parandaluese. 

‘’Herve Le Bras është historian dhe demograf, drejtor i studimeve në EHESS, drejtor i dalluar kërkimi në INED. Ai ka drejtuar Laboratorin e demografisë historike (CNRS) dhe ka publikuar mbi 60 libra, pres të cilëve ‘’Lindja e vdekshmërisë’’ (2000 Gallimard).  / le monde




Skip to toolbar