Zv/ Presidenti i KE telefonon Lavrovin, mbështet propozimin e Ramës për dialog në Bjellorusi: Duhet zgjidhje paqësore

AKTUALITET


Zv/ Presidenti i Komisionit Europian, Joseph Borrell ka telefonuar ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov lidhur me situatën në Bjellorusi. Borrell ka mbështetur propozimin e Ramës për dialog teksa ka theksuar se duhet zgjidhje paqësore.

Në fakt Rusia është dakord që OSBE të ndërmjetësojë dialogun në Bjellorusi, teksa është Presidenti Lukashenko i cili ngurron.

Për këtë ka dhënë garanci Borrell, i cili qartësoi Lavrovin se nuk do të cënohet soveraniteti dhe pavarësia e Bjellorusisë, por zgjidhja do u lihet vetë bjellorusëve. BE kërkon vetëm zgjidhje paqësore.

Kohët e fundit, pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi opozita doli në protestë pasi Lukashenko shpalli fitoren me 80% të votave. BE nuk njohu zgjedhjet teksa opozita bjelloruse pretendon se rezultati u manipulua.



Skip to toolbar