Zyrtarja e Merkelit në Tiranë: Opozita të futet në zgjedhje

Më të fundit


Një mesazh të qartë dhe të thjeshtë ka dhënë sot ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz. Ajo i ka bërë thirrje opozitës që të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Është me rëndësi thelbësore që zgjedhësit të mund të kenë besim në një zhvillim të rregullt të procesit zgjedhor. Ndaj gëzohem që Gjermania, përmes këtij projekti të AHC-së, do të plotësojë përpjekjet e misioneve të tjera të vëzhgimit.

Masat e parashikuara nga AHC sikundër janë trajnimi i vëzhguesve dhe vëzhgimi real në qendrat e votimit do të kontribuojnë në zhvillimin e procesit zgjedhor sipas standardeve kombëtare e ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë u bëj thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”, tha zyrtarja e Merkelit në Tiranë. Këtë deklaratë Susanne Schütz e bëri deklaratën pas takimit me Drejtoreshën Ekzekutive të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (AHC), ku kanë rënë dakord për të bashkëpunuar në procesin e vëzhgimit gjatë zgjedhjeve lokale të datës 30 qershor 2019.



Skip to toolbar