Kryeministri Rama ka njoftuar se sapo ka mbërritur në 28 numri i të shpëtuarve nga rrënojat e tërmetit që tronditi Shqipërinë, duke shkaktuar të paktën nëntë viktima.
“Do të vijojnë kërkimet që do të kryhen me durim e imtësi deri në fund, ndërkohë që pas pak orësh do fillojnë të na bashkohen njëra pas tjetrës skuadrat speciale nga Kosova, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Serbia, Mali i Zi”, deklaroi kreu i qeverisë, i cili ka ngushëlluar edhe familjet e viktimave.
“Por lehtësimi për çdo jetë të shpëtuar s’e bën më të vogël dhimbjen për jetët e humbura dhe keqardhjen e jashtëzakonshme për familjet që lotojnë të humburit. Edhe pse fjalët i merr era në këto raste, u përcjell ngushëllimet më vëllazërore familjeve që tani qajnë njerëzit e tyre”, deklaroi Rama.
