29 vjeçari me Covid hidhet nga kati i tretë i Sanatoriumit, gjen vdekjen

AKTUALITET


Një 29 vjeçar i infektuar me koronavirus është vetëvrarë mëngjesin e së enjtes në Tiranë. Sipas policisë, viktima është i riu me inicialet Xh. K. nga Durrësi.  

Ngjarja ndodhi në orën 04:30 të mëngjesi, në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur si Sanatoriumi dhe i shndërruar së fundmi në spitalin COVID 2.


Sipas policisë, i riu dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i katit të tretë dhe plagët e marra i kanë shkaktuar vdekje të menjëhershme. Shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një gjendje e rënduar psikologjike e të riut.

Burime zyrtare të spitalit konfirmuan se 29-vjeçari qëndronte prej 4 ditësh në kujdesin e mjekëve të Sanatoriumit dhe se gjendja e tij shëndetësore ishte e stabilizuar. Por teksa ka qenë në rrugën e përmirësimit, në rrethana ende të paqarta, ai ka ndërmarrë aktin që i mori jetën.

Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen ka marrë deklarimet e stafit mjekësor të turnit, si edhe administruar kamerat e sigurisë së institucionit për zbardhjen e plotë të saj të rrethanave të ngjarjes. 




Skip to toolbar