Vetëvrasja e të riut me Covid, reagon spitali

AKTUALITET


Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka reaguar përmes një deklarate për shtyp në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 29 vjeçar i shtruar u vetëvra duke u hedhur nga kati i tretë.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.


“Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente”, shkruhet mes të tjerash.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.




Skip to toolbar