Pas tre orësh arrati, policia arrestoi adoleshentin pa patentë, që përplasi për vdekje një 64-vjeçar në zonën e njohur “Tre Urat” në Çermë Sektor të Lushnjes.
17-vjeçari me iniciale J.G., ende pa marrë patentën, po drejtonte një makinë fuoristradë ku përplasi për vdekje shtetasin Fatmir Muça, i cili po lëvizte me biçikletë.
Adoleshenti u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u kap pas 3 orësh. Ai është shoqëruar në komisariat për sqarimin e plotë të ngjarjes tragjike.