5 vite Reformë në Drejtësi, 56 gjyqtarë e prokurorë u dorëhoqën nga ‘frika’ e Vettingut, 155 u shkarkuan

AKTUALITET


22 korriku është një datë e rëndësishme për historinë e vendit, pasi me duartrokitje, pas një sërë negociatash, 140 deputetët e Kuvendit Shqiptar votuar pro Reformës në Drejtësi.

Sot mbushen plot 5 vite nga miratimi i ndryshimeve Kushtetuese që i hapën rrugë Vettingut, për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Pak kohë më vonë pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese, u ngritën 2  organet më të rëndësishme të Vetting, KPK me 5 vite afat që tashmë është drejt përfundimit dhe KPA  me afat 9 vite.


Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka arritur të sigurojë të dhëna mbi punën e bërë deri më tani nga 2 organet e vettingut, KPK dhe KPA, ku shihet se ky proces ka ecur me ritme të ngadalta, ku as 50% e gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmës ligjorë nuk kanë kaluar në filtër.

Në total, KPK ka dhënë  421 vendime, me të cilave 174 vendime për konfirmimin në detyrë dhe 155 vendime për shkarkimin nga detyra.

Të dhënat e Vetting-ut deri 21 Korrik 2021
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë 421 vendime
-174 vendime për konfirmimin në detyrë
-155 vendime për shkarkimin nga detyra
-56 vendime për ndërprerje procesi (dorheqje sipas nenit G te aneksit kushtetues)
-8 vendime për pushimin e procesit  (neni 56 i ligjit nr. 84/2016);
– 25 vendime për përfundimin e procesit pa vendim përfundimtar (neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016);
-3 vendime për pezullimin nga detyra për një periudhë 1-vjeçare./ shqiptarja.com




Skip to toolbar