55 vjeçari i vrarë në rrugë, policia blindon qarkun e Shkodrës

AKTUALITET


Gjatë të hënës në mesditë 55 vjeçari Lazer Arraj u gjet i vrarë në rrugë, ndërsa policia gjatë natës ka rrethuar me forca të shumta qarkun e  Shkodrës, Malësinë e Dukagjinit dhe veçanërishtë fshatin Palaj në zonën  e thellë të Shoshit ku ndodhi vrasja e mbetur ende mister.

Deri tani policia pavarësisht aksionit të ndërmarrë nuk ka asnjë person të arrestuar apo të dyshuar dhe ende nuk është ngritur një pistë hetimi se kush mund t’ia ketë marrë jetën 55-vjeçarit Lazer Arrajt.


55 vjeçari shkoi në fshat të merrte zahiret e dimrit, ndërsa kanë qenë nipërit e tij që e gjejnë të pajetë në rrugë. Ai ka qenë duke u kthyer për në Shkodër, ku edhe banonte.

Sipas policisë 55-vjeçari Lazer Arraj u vra rreth orës 12:00 të ditës së hënë.




Skip to toolbar