59 shoferë të arrestuar në Tiranë, drejtonin mjetin të dehur dhe pa patentë

AKTUALITET


Policia e Tiranës gjatë kontrolleve të ushtruara për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe shmangien e aksidenteve ka arrestuar 59 drejtues mjetesh, të cilët janë kapur në gjendje të dehur, nuk dispononin lejen e drejtimit dhe disa bëni gara shpejtësie në rrugë. Kontrollet dhe masat e marra kanë për qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe eliminimin e aksidenteve.

Nga kontrollet e kryera gjatë javës së kaluar, 22 shoferë u arrestuan për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 të pa pajisur me leje drejtimi (patentë). Gjithashtu i janë vënë gjoba edhe 46 drejtues mjetesh, për shkak të drejtimit me shpejtësi tej normave të lejuara.

Masat ndëshkimore nuk kanë toleruar as 657 drejtuesit e mjeteve, të cilët flisnin në telefon gjatë drejtimit të makinës, 1236 drejtues janë gjobitur për parkim të gabuar, si dhe janë vendosur 3578 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia e Tiranës ka vepruar me “dorë të hekurt” ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

TiranëPolicia Rrugore e Tiranës, gjatë javës që lamë pas, ka vënë në pranga 59 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë Në funksion të kontrolleve dhe patrullimeve me përzgjedhjeve me objekt shkeljet e rregullave të qarkullimit, që cenojnë sigurinë dhe janë burim për aksidente rrugore, janë konstatuar dhe:Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, 59 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 22 në gjendje të dehur dhe 37 të papajisur me leje drejtimi.Janë proceduar administrativisht 46 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.Janë proceduar administrativisht për mospërdorim të kaskës mbrojtëse 545 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorësh.Janë proceduar administrativisht për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve 657 drejtues mjetesh të kategorive të ndryshme.Janë proceduar për mosdhënie përparësie ndaj këmbësoreve 197 drejtues mjetesh.Janë ndëshkuar 1236 drejtues mjetesh për parkim të gabuar, kryesisht në rresht të dytë dhe mbi trotuare.Si dhe janë vendosur 3578 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.#RuajQetesinëNëTrafik#DrejtoMeKujdes#PërSigurineTuajDheTëTjerëve

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 2. September 2019


Skip to toolbar