Humb jetën nga COVID, 16-vjeçari në Kosovë

KOSOVA


Mëngjesin e kësaj të enjte një 16 vjeçar nga Kosova  i infektuar me Covid ka humbur jetën.

Në prag të  një vjetorit të pandemisë, në mëngjesin e të enjtes e ka humbur betejën me COVID-19 një 16-vjeçar nga Vitia.

Infektologia nga Spitali Regjinal i Gjilanit, Dr. Selvete Shurdhani, një një deklaratë për mediat ka bërë me dije se ka humbur betejën me Covid një 16 vjeçar nga Vitia.

Adoleshenti prej 8 ditësh ndodhej në gjendje  të rëndë dhe fatkeqësisht si pasojë e temperaturës së lartë dhe problemeve të shumta në mushkri i riu ka ndërruar jetë.

Ky është rasti i parë në Kosovë moshë të re që nuk i mbijeton virusit.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën 1,674 persona.



Skip to toolbar