“Negociatat nuk kanë ngecur”/ Deputeti Malaj: Shtetet e BE pro anëtarësimit të Shqipërisë

Më të fundit


Deputeti i PS, Erion Malaj thotë se procesi i negociatave me Bashkimin Europian, nuk ka ngecur.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Malaj u shpreh se shtetet e BE janë pro anëtarësimit të Shqipërisë.

Malaj shtoi se ka ende detyra për të bërë dhe se ky është një moment historik për vendin.

“Shqipëria nuk ka ngecur fare në negociata, po përmbush kërkesat e BE. Kemi përmbushur kushtet kyçe të kapitujve. Kemi 75 akte të miratuara. Përveç këtyre, dihet që kemi progres historik me grup kapitujt. Tani vjen procesi i vështirë, që është mbyllja. Nuk kemi asnjë ditë për të humbur, iu siguroj. Jemi akoma rrugës për të qenë pjesë e familjes europiane, jemi në rrugën e duhur dhe më pranë se kurrë BE. Ju siguroj që atmosfera është në një linjë me atë që i themi qytetarëve, e kemi mbështetjen e tyre. Është Holanda dhe shtetet e tjera mike. U tha se Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm. Detyra ka shumë, duke nisur nga standardet, kemi nisur punën, por jemi në përfundim. Ata janë në pritje që ne t’i përfundojmë ato.

Është një moment historik, ne ia arrijmë sot që për të rinjtë shqiptarë, integrimi të jetë diçka e afërt. Shqipëria është e qartë në partneritetin strategjik që ka me BE dhe SHBA. Shqipëria e ka treguar me vepra pozicionimin e saj. Shqipëria sot, po bëhet gati për të përfunduar një proces të rëndësishëm. Të hedhësh akuza sot është e thjeshtë, t’i plotësosh detyrat që na kanë dhënë, është detyrim. Opozita, në gjykimin tim personal, por dhe jo vetëm, kur nuk ka çfarë bën brenda, krijon armiq imagjinarë jashtë. Jemi vend që ka pasur transparencë të madhe me partnerët, ashtu dhe me qytetarët”, theksoi ai.



Skip to toolbar