Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte, më 24 prill, në zonën e Kombinatit në kryeqytet, ku një 61-vjeçar ka humbur jetën.
61-vjeçari me inicialet Y.D. po lëvizte me motoçikletë, kur është përplasur nga një kamion. Si pasojë e përplasjes, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit në komisariat për vijimin e procedurave dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
