Gjermania kërkon heqjen e vetos në BE. Para një vizite në Dublin, ministri i jashtëm gjerman, Johan Vadepul propozoi eleminimin e parimit të votimit unanim brenda BE, për politikat e jashtme dhe të sigurisë, për ta zëvendësuar me parimin e votës me shumicë.
” Bllokadat si ato të para në të kaluarën, veçanërisht në javët e fundit, nuk janë më diçka që mund ta përballojmë në këtë botë. Në një demokraci, parimi i shumicës është norma dhe unanimiteti përjashtim. Dhe ne duhet ta bëjmë normën e demokracisë normë edhe në Bashkimin Evropian. Çdo muaj ka rëndësi, madje çdo javë” theksoi ai
Arsyeja kryesore pse BE do të ndryshojë këtë mekanizëm, ka qenë Hungaria, e cila më herët me veton e saj ka bllokuar ndihmat për Ukrainën dhe sanksionet ndaj Rusisë. Me humbjen e Orban në Hungari, situate është zhbllokuar, por BE kërkon të marrë masa shpejt për të mos patur surpriza të tjera.
Në rast se ky mekanizëm miratohet në BE, përfiton edhe Shqipëria, e cila për vite është bllokuar nga vetot e vendeve të tjera, si nga Franca, Holanda, Bullgaria apo Greqia.
“Ne duam të forcojmë institucionet duke kapërcyer manovrat e viteve të fundit nga vende të veçanta për të bllokuar proceset për shkak të mungesës së solidaritetit.” tha ai
Nuk duket rastësi që, deklarata e Vadepuhl u bë para vizitës për në Dublin. Irlanda merr në korrik Presidencën e radhës të BE, dhe do të duhet të garantojë konsensusin e 27 vendeve të BE për vendime të rëndësishme, si për Ukrainën dhe zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, sa kohë në fuqi qëndron parimi i votimit unanim.
