Situata në PD, Lami: Opozita në skenarin e 2017. Ndreca: Basha të pranonte humbjen

Më të fundit


Analistë dhe njohës të politikës kanë diskutuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” në lidhje me situatën aktuale në Partinë Demokratike.

Politologu Roland Lami theksoi se opozita po kthehet sërish në skenarin e vitit 2017, ndërsa Ndreca vlerësoi se Basha duhet që të pranonte rezultatin e zgjedhjeve.

Roland Lami: Për të deligjimuar zgjedhjet, PD po bën të njëjtën gjë si në vitin 2017. PD synon që të kthehet sërish në skenarin e vitit 2017, që të mos njohë zgjedhjet, duke marrë përsëri kosto si parti. PD po mbyllet në vetvete, duke i folur më shumë vetes sesa të tjerëve. Nuk mendoj se kjo lëvizje i shërben demokracisë në vend, që e kërkon edhe publiku.

Plarent Ndreca, jurist: Basha thotë se prit se do të dal të mbledh prova për deformim të votave. PD ka marrë gjithë filmimin e skanimit të votave. Basha ka në dorë filmimin e procesit zgjedhor. Maxhoranca s’i ka prekur një votë opozitës. Kjo sepse, secila parti politike ka numëruesit e vet. Opozita nuk ka këllqe për të fituar zgjedhjet. Nuk ka synim fitoren e zgjedhjeve. Qëndrimi i opozitës nuk është i një forme europiane. Basha duhet të pranonte rezultatin e zgjedhjeve. Opozita po futet në një rrugë pa dalje, që vetëm do humbë numra e do të bjerë.



Skip to toolbar