ONM vë në lëvizje KPA, kërkohet procedim disiplinor për Luan Dacin

AKTUALITET


Pas kërkesës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka regjistruar sot procesin disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daci.

Nga hedhja e shortit është zgjedhur gjyqtar hetues i kësaj çështjeje Ardian Hajdari, ndërsa anëtare e Komisionit Disiplinor është edhe Ina Rama.

Gjykata ka shpallur fajtor, Luan Dacin dhe e denoi me 6 muaj burg, por që është konvertuar në 12 muaj shërbim prove.

Gjykata ka argumentuar se përmes deklarimit të rremë ai ka mundur të zgjidhet gjyqtar i KPA. Ish-gjyqtari duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës, si dhe nuk duhet të ketë kontakte me persona me rekorde kriminale.

NJOFTIMI I KPA

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në regjistrin e Juridiksionit Disiplinor është regjistruar çështja (JD) nr.5/2021, datë 31.05.2021, me kërkues Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe me objekt: “Procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci”.

Më datë 01.06.2021, u hodh shorti për caktimin e gjyqtarit hetues dhe më pas, për caktimin e Komisionit Disiplinor dhe kryesuesin e komisionit që do të shqyrtojë çështjen (JD) nr. 5/2021, datë 31.05.2021.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari hetues i kësaj çështjeje u caktua gjyqtar Ardian Hajdari, ndërsa Komisioni Disiplinor do të ketë përbërjen siç vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Anëtare: Albana Shtylla

Anëtare: Ina Rama



Skip to toolbar