Sot Asambleja e PS, Rama e ndjek nga Turqia

Më të fundit


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në mbledhjen online të Asamblesë së PS.

Ai do të udhëtojë në Turqi së bashku me disa ministra për takime pune prandaj nuk do të jetë pjesë e Asamblesë sot në orën 17:30.

Gjithsesi meqënëse Asambleja e PS është ‘online’ pritet që Rama të ndërhyjë duke shfrytëzuar teknologjinë nga Turqia.

Do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla që do e drejtojë mbledhjen. Ditën e djeshme u mësua dhe axhenda e Asamblesë ku do të miratohet fillimisht projekt-vendimi për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS më 12 qershor teksa do të diskutohet dhe rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit.



Skip to toolbar