Arrestohet zëvendës presidenti i FIFA-s në Francë, akuzohet për korrupsion

SPORT


Presidenti i Konfederatës së Futbollit Afrikan, Ahmad Ahmed është arrestuar mëngjesin e të enjtes në Francë, pasi dyshohet që është i përfshirë në një marrëveshje korrupsioni. Raportimet e mediave njoftojnë se Ahmad Ahmed është arrestuar në orën 08:30 në hotel “Berris” në Paris, aty ku po qëndronte pas mbajtjes së Kongresit të FIFA-s, ku u ribesua Gianni Infantino edhe për një mandat në krye të qeverisë botërore të futbollit.

Arrestimi i Ahamd është bërë pasi lidhet me një çështje kontraktuale, pasi në postin e presidentit të CAF, ai dyshohet të ketë prishur një marrëveshje me prodhuesin e veshjeve sportive Puma, në favor të një kompanie tjetër.

Ahmad Ahmed, dyshohet se ka prishur në mënyrë të njëanshme marrëveshjen që CAF kishte me Puman, duke lidhur një tjetër kontratë me Tchnical Steel, një kompani franceze veshjes sportive.

Presidenti i Konfederatës Afrikane të Futbollit dyshohet se ka pasur njohje dhe afrimitet me një nga drejtuesit e kompanisë Technical Steel, duke i dhënë kësaj të fundit kontratën me vlerë prej rreth 739 000 eurosh.

FIFA ka reaguar me një deklaratë zyrtare për këtë arrestim, duke u shprehur se “FIFA nuk është në dijeni për detajet e këtij hetimi dhe prandaj nuk është në gjendje të bëjë ndonjë koment në mënyrë specifike”, është shprehur FIFA në deklaratën e saj.



Skip to toolbar