Kurti për zgjedhjet lokale: Të gjithë kundër Vetëvendosjes

KOSOVA


Pas rezultatit katastrofik në zgjedhjet vendore, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë. Kurti është shprehur se të gjithë u bashkuan kundër partisë së tij.

Por nuk harroi të shtoshte që ky rezultat vjen edhe si pasojë e disa defekteve të brendshme dhe siç tha ai i “bashkimit të të gjithë të tjerëve kundër Vetëvendosjes”

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet ti analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së. Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ ishte shumë i mirë, i urtoj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje. Do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin dhe korrupsionin posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër ku paratë e mëdha në qytetet tona po shpërlahen duke shkatërruar me ndërtim të egër. Do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë”, tha Kurti.



Skip to toolbar